Drita vazhdon me lojëra të mira dhe fitore në elitën e futbollit të Kosovës.
Drita e ka mundur me rezultat 2:0 Ferizajn, në takimin e javës së 22-të.
Drita ndali tre pikë që e ka bërë edhe një hap të madh drejt titullit të kampionit.
Pjesa e dytë vulosi takimin.
Albert Dabiqaj shënoi me kokë në minutën e 57-të dhe Veton Tusha në të 69-të realizoi për 2:0.
Drita kryeson me 50 pikë e Ferizaj zë vendin e shtatë me 26 pikë.