Arsenali e Chelsea në garë të ashpër për lojtarin 70-milionësh

- Bota Sot

Arsenali e Chelsea në garë të ashpër për lojtarin 70-milionësh

Benjamin Sesko është bërë një nga emrat më të përmendur në tregun e transferimeve.

Sulmuesi slloven, që për momentin luan te Leipzigu, ka tërhequr interesim të madh nga klubet e mëdha të Premierligës, veçanërisht Arsenali dhe Chelsea.

Dy klubet londineze po mbajnë sytë kah ai, me Seskon që do të largohet nga klubi gjerman nëse Leipzigu nuk arrin kualifikimin për në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Duke marrë parasysh këtë situatë, Leipzigu ia ka vendosur edhe çmimin sulmuesit të ri.

Sipas “Mirror”, klubet e interesuara duhet të paguajnë 70 milionë euro, nëse dëshirojnë shërbimet e sllovenit.

Dy klubet janë të interesuara për një sulmues që bën diferencën në zonën e 16-metërshit, dhe slloveni plotëson çdo kërkesë të klubeve në fjalë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot