Schmid për Xherdan Shaqirin: Me qëllim nuk e kam prekur

- Bota Sot

Schmid për Xherdan Shaqirin: Me qëllim nuk e kam prekur

Kapiteni Xherdan Shaqiri po e dërgon Baselin drejt tituillit të Kampionit të Zvicrës.

Shaqiri mbrëmë shënoi në minutën e 25-të, për fitoren e Baselit me rezultat 2:0 ndaj Sioni.

Shaqiri po tregon formë të lartë në fanellën e liderit të Zvicrës.

“Nuk e di nëse kam bërë diçka të tillë më parë”, ka thënë Shaqiri për “Bluewin”.

“Nëse Dominik Schmid do ta godiste topin, do të ishte një pasim i bukur i imi”, ka thënë Shaqa.

Schmid ka befasuar për Xherdan Shaqirin duke thënë: “Me qëllim nuk e kam prekur topin. E kuptova që pasimi i Shaqirit është mjaft i mprehtë dhe besova që topi do të futej në portë pranë shtyllës së dytë, për shkak të mënyrës se si po lëvizte”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot