Hansi Flick jep mendimin e tij të sinqertë rreth fitores ndaj Sociedadit

- Bota Sot

Hansi Flick jep mendimin e tij të sinqertë rreth fitores ndaj Sociedadit

Barcelona vazhoi me formën e saj impresive në vitin 2025, duke shënuar një fitore të thellë ndaj Real Sociedadit këtë të diel.

Një rezultat prej 4-0, me Dani Olmon që shkëlqeu me dy gola.

Kjo fitore i jep Barcelonës një shtysë për ndeshjen e radhës që e luan në kuadër të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

Megjithatë, detyra e Barcelonës u bë më e lehtë sonte, pasi në minutën e 17-të të ndeshjes, Aritz Elustondo u ndëshkua me të kuq, një situatë që Hansi Flick thotë se ktheu momentumin e ndeshjes kah Barça.

“Kartoni i kuq e ndryshoi ndeshjen. Sociedadi është një ekip i mirë, por mendoj se ne ushtruam presion ndaj tyre dhe me meritë e fituam ndeshjen. Ndoshta me më shumë disiplinë, do të shënonim më shumë. Jam i lumtur për Casadon dhe Martinin që shënuan sonte”, tha Flick.

Leëandoëski shënoi përsëri sot, duke vazhduar garën si i pari për çmimin “Pichichi” si top golashënues i La Ligas.

Ky rezultat bëri që Barça të rikthehet në vendin e parë në tabelë, me 57 pikë, një më shumë se Atletico Madridi në vendin e dytë. I treti është Real Madridi me 54 pikë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot