Cambiaso: Nuk mendojmë për kreun dhe Interi

- Bota Sot

Cambiaso: Nuk mendojmë për kreun dhe Interi

Juventus fitoi 2-0 ndaj Hellas Verona në ndeshjen e luajtur dje në Torino. Një nga protagonistët e skuadrës bardhezi në këtë sfidë ishte mbrojtësi Andrea Cambiaso.

Ai realizoi asist për golin e parë të realizuar nga Thuram. “Tani jam më mirë. Kam patur një problem që nga 7 dhjetori, që e nënvlerësova, por tani jam i lumtur. Po kthehem në formën më të mirë”, u shpreh Andrea Cambiaso.

Fitorja e ka ngjitur skuadrën bardhezi në vendin e katërt, tashmë 6 pikë pas Inter. “Nuk mendojmë për Inter dhe atë që është në krye, ne po mendojmë për Atalantën, që është ndeshja e ardhshme”, shtoi Cambiaso.

“Mendojmë vetëm për Atalantën, sepse e dimë që do të jetë një ndeshje e vështirë. Ata ajnë para nesh në renditje. Objektivi ynë është të marrim 3 pikët në ndeshjen e radhës”, tha Cambiaso.



Lexoni të gjitha në Bota Sot