Trajneri i Vushtrrisë, Armend Dallku, përfundon në procedurë disiplinore!
Në ndeshjen e Ligës së Parë, Dallku fillimisht u ndëshkua me karton të verdhë dhe më pas u fut në fushë, duke ofenduar rëndë gjyqtarin e ndeshjes, shkruan Indeksonline
Ndaj: Kryetrajnerit të FC ”Vushtrria” Armend Dallku nr ID 000613M83. Motivi:
Në minutën e 75-të, me ftesë të gjyqtarit të katërt u ndëshkua me karton të verdhë për shkak të protestave, më pas hyri në fushë u afrua në drejtim të gjyqtarit kryesorë me ofendime e sharje për çka ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes 2 Korriku – Vushtrria.