Pak kush e kishte menduar rilindjen e Antonys në La Liga.
Braziliani, është shndërruar në një figurë kyç për Real Betisin ku është shpallur shumë herë edhe lojtar i ndeshjes.
Mirëpo agjenti i tij, Junior Pedroso i reagoi trajnerit Ruben Amorim rreth fjalëve të tij për futbollistin.
“Ne e respektojmë mendimin e trajnerit Ruben Amorim, por nuk pajtohemi plotësisht me analizën e tij”.
Ta atribuosh mungesën e suksesit të Antony -t në United vetëm me fizikun është një argument shumë sipërfaqësor dhe nuk pasqyron realitetin”, u shpreh Pedroso.
Antony, ka bërë 7 paraqitje dhe ka shënuar 3 gola dhe 2 asistime për Betisin në të gjitha garat.