Media serbe i sulet selektorit të Bosnjës

- Bota Sot

Media serbe i sulet selektorit të Bosnjës

Selektori i Bosnjës dhe Hercegovinës, Sergej Barbarez, ka shpallur listën e futbollistëve dhe kjo i ka çartur mediat në Serbi.
Një pamflet serb, “Kurir”, i sulet me titull: “Sërish asnjës ereb në listë”.

“Trajneri i ekipit kombëtar të futbollit të Bosnje-Hercegovinës, Sergej Barbarez, ka publikuar listën e lojtarëve në të cilët po llogarit në ndeshjet kualifikuese për Botërorin 2026 kundër Rumanisë dhe Qipros. 

Kësaj radhe nuk ka serbë.

Sergej Barbarez si trajner i Bosnjës dhe Hercegovinës shumicën e ndeshjeve në Ligën e Kombeve i ka luajtur pa futbollistë serbë. 

Në tubimin e parë të shtatorit ishte ftuar vetëm Rade Kruniç, lojtar i Cërvena Zvezdës, por ai nuk mori asnjë minutë në asnjërën nga dy ndeshjet. Pas kësaj, Rade Kruniç nuk u ftua nga Sergej Barbarez, si lojtarët e tjerë serbë”, shkarravit pamdleti serb.

Duhet theksuar se selektori i Bosnjës ka ftuar më të mirët dhe nuk bie në grackën e disa mediave në Serbi.



Lexoni të gjitha në Bota Sot