Elbasani nuk i afrohet dot katërshes

- Bota Sot

Elbasani nuk i afrohet dot katërshes

Java e 28 e Superiores është mbyllur me 3 ndeshjet e të enjtes që kanë ndikuar më shumë luftën për mbijetesë, me situatën e cila vazhdon të jetë shumë e paqartë dhe një numër të madh skuadrash të përfshira.

Fitorja e Tiranës ndaj Laçit jo vetëm ka nxjerrë bardheblutë nga dyshja e fundit, por edhe ka kthyer plotësisht kurbinasit në vorbullën e luftës për qëndrimin në kategori. Fitorja e Bylisit bën që ballshiotët gjithashtu t’i largohen fundit, duke zhytur Teutën.

Ndërsa edhe Skënderbeu vazhdon të japë sinjale të forta, me rezultatin e tretë pozitiv radhazi, edhe pse ishte vetëm një barazim ndaj Elbasanit.

Ky i fundit nuk ia doli që të ngushtonte më shumë diferencën me Partizanin, të cilit synon t’i rrëmbejë vendin në katërshen e parë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot