Ky është i dyshuari për plagosjen e 26-vjeçarit në Prizren

- Gazeta e Prizrenit

Ky është i dyshuari për plagosjen e 26-vjeçarit në Prizren
Fjalosja mes dy të rinjve në rrugën “Durrësi” në Prizren, mbrëmë pas mesnate, eskaloi në të shtëna me armë dhe për pasojë njëri prej tyre mbeti i plagosur. Dy të dyshuarit njihen si problematikë në rajonin e Prizrenit, ndërsa tashmë Policia në koordinim me Prokurorin e Shtetit ka nisur hetimin për zbardhjen e incidentit, raporton Gazeta Sinjali.

Ndaj të dyshuarit, pritet të ushtrohet kërkesa për masën e sigurisë, për dy vepra penale “Vrasje në tentativë“ dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se personi i dyshuari për këtë rast është Zeqir Telaku, rreth 31-vjeçar.

Telaku dyshohet se për motive akoma të panjohura, e ka plagosur viktimën Yll Gashi.

I dyshuari ka dorëzuar armën që dyshohet se është përdorur për kryerjen e veprës penale, një AK 47.


Në cilësinë e provave materiale, përveç armës janë sekuestruar edhe karikatorë, fishekë të kalibrit të panjohur dhe një gëzhojë.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj të dyshuarit është lëshuar urdhri për masën e ndalimit policor.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit