De Ligt: Europa League një mundësi për të kapur Championsin

- Bota Sot

De Ligt: Europa League një mundësi për të kapur Championsin

Manchester United arriti një barazim të rëndësishëm në ndeshjen e parë të 1/16-tave në Europa League.

Skuadra e “djajve të kuq” barazoi 1-1 në fushën e Real Societad dhe shpreson të kualifikohet më tej.

Për mbrojtësin Matthijs De Ligt ky është një rezultat me vlera, pasi fituesi i Europa League kualifikohet direkt në Champions League sezonin tjetër. Ndaj, ky turne mbetet një objektiv konkret për Manchester United.

“Nëse fiton turneun mund të shkosh në Ligën e Kampionëve vitin tjetër, por ky nuk është qëllimi kryesor. Ne morëm një rezultat të mirë, por e dimë se janë ende edhe 90 minuta të tjera”, tha De Ligt.

“Është Premier League turneu ku jemi fokusuar më shumë. Këtë sezon ka patur ndeshje ku nuk kemi qenë mjaftueshëm të mirë. Ndonjëherë ka të bëjë me fatin, por ne të gjithë e dimë se duhet të përmirësohemi”, shtoi De Ligt.

Më tej, holandezi komentoi: “Ne luajmë për të treguar vlerën tonë në kompeticionet evropiane. Kemi një ekip dhe grup vërtet të bukur, por sezoni deri më tani nuk ka qenë ai që prisnim”.

“Unë kam qenë në klube ku ju duhet të fitoni titullin çdo vit. Kjo nuk është asgjë ndryshe nga më parë. Duhet të vazhdosh, të punosh shumë dhe si ekip të përmirësohet. Pastaj do të vijnë rezultatet”, përfundoi Matthijs De Ligt.



Lexoni të gjitha në Bota Sot