Shqipëria po vazhdon të trazojë Kosovën, duke tentuar t’ia “grabisë” disa futbollistë!
Kosova po ballafaqohet me presionin e pashembullt nga Shqipëria në luftë për futbollistët e rinj!
Shqipëria e Alban Bushit po tenton t’ia “grabisë” kombëtares së Kosovës U21 disa futbollistë të shquar.
Burimet tona të sigurta dhe të afërta me kombëtaren e Kosovës U-21, konfirmojnë se Shqipëria është duke luftuar që t’ia rrëmbejnë Kosovës 3-4 futbollistë.
Është fjala për futbollistë të lindur, të rritur e të formuar në skuadrat e Kosovës.
Është fjala për futbollistë me cilësi.
Burimet tona raportojnë se 3-4 lojtarë janë në llupën e kuqezinjve dhe kjo po e trason gjithnjë e më shumë Kosovën.
Sipas asaj që raportohet, Shqipëria për futbollistët që tenton t’i rrëmbejë, iu ka premtuar se me pasaportë shqiptare do të kenë edhe mundësinë e daljes me të lehtë në skuadrat evropiane.
Shqipëria U21 udhëhiqet nga selektori Alban Bushi.
Burimet e afërta me kombëtaren e Kosovës, thonë se “presidenti i Federatës së Futbollit Shqiptar, Armand Duka dhe me selektorin Bushi, është koha që të ndalin kë të trend apo këtë gjueti në lojtarë të Kosovës sepse po e dëmtojnë shumë kombëtaren Dardane U21.
Çka është boll është boll më”.
Ndaj, zhvillimet e fundit po e trasojnë Kombëtaren e Kosovës U21.
Në këtë aspekt është mirë që edhe Agim Ademi, president i FFK-së, të kërkojë që FSHF të ndalojë këtë gjueti dhe mos të dëmtojë më shumë kombëtaren e Kosovës U-21.
Kosova U21 është para një situate të vështirë, të presionin të madh dhe të joshjes së futbollistëve që i bëhet nga Shqipëria.
Në skuadrat evropiane e sidomos ruse!
Këtu fajin kryesor e kanë menaxherët të cilët po joshin lojtarët dhe familjarët e tyre duke mos respektuar tokën e fanellën dardane!
Nëse vazhdohet kështu atëherë Kosova kurrë nuk do të arrij të kualifikohet në asnjë eveniment!
Është kaluar çdo kufi dhe definitivisht “nëna” Shqipëri po na dëmton shumë.
Ndalu nëna Shqipëri, të lutem!