Raportuesi për Kosovën e godet Vuçiqin pas mbështetjes që mori nga Moska

- Bota Sot

Raportuesi për Kosovën e godet Vuçiqin pas mbështetjes që mori nga Moska

Riho Terras, raportues për Kosovën në Parlamentin Evropian, ka reaguar pas një bisede mes liderit serb Aleksander Vuçiç dhe liderit rus Vladimir Putin, ku ky i fundit i ka dhënë mbështetjen ruse autoriteteve të Serbisë ndërsa përballen me protesta antiqeveritar.

Terras në reagimin e tij, ka theksuar se, ndërhyrjet ruse s’janë diçka e re.

Po ashtu, ai ka kritikuar presidentin serb Vuçiç, duke shkruar se ai e sheh të ardhmen e Serbisë nën diktatin e Putinit.

‘‘Modelet e ndërhyrjeve të Rusisë nuk janë asgjë e re dhe Presidenti Vucic nuk lë asnjë dyshim – ai e sheh të ardhmen e #Serbisë nën diktatin e #Putinit’’, ka shkruar ai.

Në lajmin Reuters, atë që eurodeputeti Terras e ka shpërndarë në postimin e tij, ndër tjerash theksohet edhe se, protestat kundër korrupsionit të udhëhequra nga studentët janë përhapur në të gjithë vendin gjatë katër muajve të fundit që kur 15 persona u vranë kur një tendë u shemb në një stacion treni të sapo rinovuar në Novi Sad, qyteti i dytë më i madh i Serbisë. 



Lexoni të gjitha në Bota Sot