Trajneri afrikan përfundon në faqet e revistës së famshme të modës

- Bota Sot

Trajneri afrikan përfundon në faqet e revistës së famshme të modës

Imazhet e trajnerit të Barcelonës Guajakuil, i veshur me një kostum zyrtar me papion dhe jelek në ndeshjen kundër Korinthias, për Copa Libertadores, bënë xhiron e botës për shkak të pazakontë të veshjes. 

Mediat ndërkombëtare nxorën në pah ‘look’-un e trajneri. Madje revista e famshme e modës, Vogue Italia ka publikuar një artikull për strategun e skuadrës së Guajakuil. 

Dhe trajneri verdhezi gjithmonë befason me veshjet e tij në ndeshjet zyrtare. Nuk është hera e parë, por kësaj herë stili i tij ishte special, duke përfunduar në faqen e revistës së njohur. 

“ Një pamje kaq elegante dhe e pazakontë – asnjë trajner nuk kishte veshur kurrë një veshje të tillë në historinë e futbollit – që tërhoqi vëmendjen jo vetëm të spektatorëve në stadium, por të gjithë botës, me imazhet e kostumit të tij që qarkullojnë në internet këto ditë”, shkruhej në artikull. 

Trajneri Segundo Kastilo, më vonë shpjegoi se është gruaja e tij ajo që kujdeset për veshjen e tij. 

“Femrat janë më të përpikta në këto çështje. Lëreni veten të udhëhiqeni nga ato, ato i shikojnë këto detaje. Është gruaja ime ajo që më ndihmon me veshjet e mia. Nëse më sheh mirë, mjafton. 

Ajo gjithmonë i kushton vëmendje se si duhet të jem veshur”, tha për “Diario Extra” ish-futbollisti ekuadorian, i cili luajti në Angli për Evertonin dhe Uolvesin.  

Por Segundo Kastillo pranon se është e rëndësishme të kesh një imazh të mirë. “Duhet të ngriheni sipas rastit. Kjo është arsyeja pse unë përpiqem të projektoj një imazh të mirë për lojtarët e mi dhe publikun.” 



Lexoni të gjitha në Bota Sot