Del Piero vlerëson pjesërisht Interin

- Bota Sot

Del Piero vlerëson pjesërisht Interin

Ish-kapiteni dhe legjenda e Juventusit, Alessandro Del Piero, ka folur nga studiot e “Sky Sport” për fitoren e Interit në ndeshjen e parë të 1/8-ve të Champions League kundër Feyenoordit.

Ja fjalët e “Pinturicchio”, i cili thekson si aspekt pozitiv forcën mbrojtëse të zikaltërve, por nënvizon edhe diçka negative, mungesën e shkëlqimit në lojë:

“Soliditeti në Champions është i rëndësishëm. Krahu i majtë bëri mirë, pavarësisht mungesave dhe adaptimeve. Megjithatë, nuk ishte një ndeshje e bukur, edhe Feyenoordi dha pak, sepse Interi i mbyll mirë hapësirat. Gjithsesi, e pashë Interin pa shumë shkëlqim, ende pa freski fizike. Sidoqoftë, në fund të fundit, ajo që vlen është se fitoi, madje jashtë fushe”.

Nag ana e tij, mbrojtësi i Interit, Yann Bisseck, ka dhënë një intervistë për “Bild” në Gjermani, ku ka folur si për sezonin e zikaltërve, ashtu edhe për planet e tij për të ardhmen:

“Stërvitemi shumë për mbrojtjen, trajneri i kushton shumë vëmendje kësaj pjese.

Edhe mesfushorët dhe sulmuesit e dinë se duhet të ndihmojnë prapa.

Kjo do të thotë që të gjithë janë shumë krenarë për ta mbrojtur portën tonë. Një gol i pësuar është si një fyerje, ndaj ruhemi nga kjo. Fitorja 1-0 ndaj Feynoordit ishte një rezultat i mrekullueshëm për ne”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot