Trajneri i Osasunës, Visente Moreno ka lëshuar një deklaratë të guximshme përpara takimit kundër Barcelonës sonte në La Liga.
Ai ka nënvizuar se skuadra navarre shkon në “Montjuiç” për të fituar!
“Të gjithë e dimë forcën e Barcelonës, të gjithë i dimë vështirësitë që na presin, pasi luajmë kundër kryesuesve, kundër një skuadre që po bën një sezon shumë të mirë. Por unë e kam të vështirë të firmos për barazim.
Kemi arritur shumë barazime në këtë sezon ndaj një tjetër nuk do të më pëlqente.
Nuk do të isha i kënaqur me një pikë qoftë kjo dhe ndaj Barcelonës.
Një tjetër gjë është se pas ndeshjes, për 90% të njerëzve, mund të jetë mirë të barazojmë në fushën e një skuadre si Barça që luan për titullin, por ne do të përfitojmë nga mundësitë tona dhe do të përpiqemi të fitojmë”, tha ai.