Llapi i Podujevës po tregon lojë të mirë në 45 minutat e parë në përballje me Dritën e Gjilanit në kuadër të javës së 23-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Ardit Tahiri shënoi në minutën e 16-të për epërsinë e Llapit.
Ballafaqimi në Therandë mes Ballkanit dhe Prishtinës ka përfunduar pa gola në 45 minutat e parë.
Pritet një pjesë e dytë më atraktive në Therandë.