Prishtina del me një pikë nga stadiumi në Therandë.
Ballkani, kampion në fuqi, ka barazuar me rezultat 1:1 me Prishtinën, në takimin e javës së 23-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Vendasit iu mohua fitorja në fund të takimit.
Ata kaluan në epërsi duke iu falënderuar gabimit trashanik të futbollistit të Prishtinës, Najeen Yakubu.
Nga nga gabim i rëndë ka përfituar futbollisti Sunday Adetunji duke mashtruar portierin Nika dhe po ashtu Yakubun, kësisoj shënoi për 1:0 në minutën e 81-të.
Në minutën e 90+2, Axel Gnapi ka realizuar dhe shmang humbje e Prishtinës.
Ballkani zë vendin e dytë me 40 pikë e ka 10 më pak se lideri Drita.
Prishtina renditet në vend të katërt me 31 pikë.