Haxhimhamza mbron penalltinë, Gjilani fiton me golin e Prapashticës

- Bota Sot

Haxhimhamza mbron penalltinë, Gjilani fiton me golin e Prapashticës

Futbollisti Albin Prapashtica është autor i golit të fitores së Gjilanit, me rezultat 1:0 ndaj Feronikelit 74 nga Drenasi.

Fitore e madhe për skuadrën e Gjilanit e cila po e përforcon vendin e katërt në renditje.

Mysafirët u përpoqën por pa sukses në duel me Gjilanin.

Në minutën e 90+6 Zuberi dështoi nga penalltia, portieri i Gjilanit Kenan Haxhihamza e priti atë. 

Gjilani tani zë vendin e katërt me 34 pikë e Feronikeli 74 të fundit me 14 pikë pas javë së 23-të të elitës së futbollit të Kosovës.



Lexoni të gjitha në Bota Sot