Ndeshjet e sotme në Kategorinë e Parë kanë dhuruar rezultate interesante, duke filluar nga ndalesa e Vorës kryesuese në shtëpi.
Kjo e fundit ka barazuar me shifrat 1- 1 ndaj Apolonisë, në një ndeshje që e kontrolloi thuajse plotësisht, për t’u goditur vetëm në fund nga supergoli i Trifonit që siguroi një pikë për ekipin e tij.
Ndërkohë, Flamurtari ndjekës ka fituar me shifrat 2-1 ndaj Kastriotit me përmbysje në një ndeshje dramatike.
Kanë qenë krutanët ata që shënuan të parët dhe Flamurtari shpërdoroi shumë raste derisa gjeti golin me Shkurtajn. Në fund, në minutën e 5-të shtesë, Pjeshka gjeti golin e fitores për vlonjatët.
Në ndeshjet e tjera, Burreli ka blinduar vendin e katërt, ndërsa Korabi dhe Kukësi kanë mundur përkatësisht dy skuadra e fundit të tabelës, Valbonën dhe Erzenin.