Nazmi Gripshi ka gjetur golin me Astanën në Kazakistan.
Astana po luante në transfertën e Kyzylzhar, teksa sfida kishte vlerë për javën e dytë të kampionatit kazak.
Gripshi shënoi një gol nga distanca, kur kronometrohej minuta e 42-të
. Goli i tij vulosi fatet e takimit.
Astana fitoi me rezultatin 0-2.
Kjo ishte fitorja e parë për ta në edicionin e ri të kampionatit.