Në lagjen “Bazhdarhane” të Prizrenit, sot pritet të nis rregullimi edhe i një rreth-rrotullimi tjetër. Ndonëse Shaqir Totaj pat premtuar Nënkalim, aty tash po paralajmërohet ky projekt.
Referuar njoftimit nga Komuna e Prizrenit, sot fillojnë punimet për ndërtimin e rreth rrotullimit të ri në rrugën “Adem Jashari”, në vendin ku u rrënua ndërtesa e ish-ndërmarrjes “Liria”, e rrënuar vjeshtën që shkoi.
“Njoftohen qytetarët se me datë 10.03.2025 (e hënë), do të fillojnë punimet në kuadër të projektit “Ndërtimi i rreth rrotullimit në rrugën “Adem Jashari” (tek ish objekti tashmë i rrënuar i “Lirisë”)” në Bazhdarhane, në Prizren”, thuhet në njoftim.