Ramadani beson e shpreson në fitore në derbin e Kampionatit të Kosovës

- Bota Sot

Ramadani beson e shpreson në fitore në derbin e Kampionatit të Kosovës

Sot në Gjilan zhvillohet derbi i xhiros së 24-të të elitës së futbollit të Kosovës, ku klubi i Dritës është nikoqir i FC Ballkanit në ndeshjen që fillon në ora 14:00.

Kryetrajneri i Dritës Zekirija Ramadani foli rreth këtij takimi, përgatitjeve dhe pritshmërive, për çka tha se na pret ndeshje mjaft e vështirë.

"Përballjet tona gjithmonë kanë qenë ndeshje interesante me shumë gola. Duhet të luajmë me mend sepse jemi lider, kemi pikë diferencë apo avantazh dhe duhet të jemi shumë të kujdesshëm, sepse mund të vendos një moment. FC Ballkani e ka mos ecurinë e mirë ata vetë mund ti din, ne e kemi shohim veten tonë, objektivin tonë", tha Ramadani.

Trajneri Ramadani tha se pret reflektim nga klubi pas humbjes.

"Ne vijmë nga një humbje dhe prej se jam une këtu te DRITA pas humbjes ka qenë një reflektim i jashtëzakonshëm dhe ne na intereson kjo, jam i bindur se kjo do të ndodhë edhe nesër, na intereson objektivi ynë, tre pikët dhe të vazhdojmë luftën ashtu si na ka hije deri në fund.

Në derbi sidomos në derbi është e rëndësishme cili ekip shënon i pari mund të menaxhoj me rezultatin dhe me lojën", deklaroi trajneri ynë, Ramadani.

Trajneri, Zekirija Ramadani foli edhe për diciplinën e lojtarëve.

"Jemi ekipa me më pak futbollistë të ndëshkuar

Jemi ekipi që ska asnjë karton tkuq direkt

Jemi ekipi që ka më së paku lojtarë të lënë jashtë lojës për shkak të ndëshkimeve me kartonë", përfundoi kryetrajneri Ramadani.

Sa i përket humbjes së ndeshjes së kaluar, ai tha se ajo i takon të kaluarës dhe humbja dhemb edhe atëherë kur je duke luftuar për titull.



Lexoni të gjitha në Bota Sot