Ngecjet në negociatat

- Bota Sot

Ngecjet në negociatat

Ylli i Liverpoolit, Luis Diaz është lidhur shumë me një largim nga klubi, me Barcelonën si destinacionin e tij favorit.

Ngecjet në negociatat për kontratat kanë bërë që këto thashetheme të rriten, por një situatë e re ka ndryshuar gjithçka.

Diaz iu bashkua Liverpoolit në janar të vitit 2022 nga Porto për 52 milionë euro, duke ndihmuar skuadrën të arrijë në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve.

Tani në moshën 28-vjeçare – dy vite larg përfundimit të kontratës aktuale – Diaz duket se do të nënshkruajë kontatën e fundit të “madhe” në aspektin financiar.

Liverpooli po përballet me një dilemë: t’ia japë kontratën e re ose ta shes yllin kolumbian.

Nëse klubi e lojtarit nuk mund të arrijnë të pajtohen për marrëveshjen e re, atëherë Liverpooli do të ishtë i gatshëm të dëgjonte ofertat për të.

Raportimet nga mediumet kolumbiane bëjnë me dije se Barcelonë është destinacioni i tij favorit, por po ashtu edhe Barcelona e vlerëson shumë dhe e konsideron si të duhurin për anën e majtë të sulmit.

Mirëpo, sipas “Sport”, Liverpoolit i është dhënë një shtysë që ia mundëson ta mbajë në ekip Diazin.

Liverpooli ditëve të fundit ka nënshkruar një kontratë me “Adidas” për të qenë sponsori kryesor i fanellave të klubit.

Luis Diaz sponsorizohet nga “Adidas” për këpucët e tij të futbollit dhe kjo mund të jetë një shtysë e re për negociata të reja mes palëve, me kompaninë gjigante sportive që dëshiron që Diaz të vazhdojë në “Anfield".



Lexoni të gjitha në Bota Sot