Drita e Gjilanit ka qetësinë pas fitores me rezultat 2:0 ndaj kampionit në fuqi Ballkanit të Therandës.
Kryendeshja e javës së 24-të e elitës së futbollit të Kosovës, i takoi liderit Drita.
Drita veç e ka titullin në xhep kur kihet parasysh se ka 15 pikë më shumë se vendi i dytë.
Kryetrajneri i Dritës, Zekirija Ramadani, është i lumtur për fitore,
“Skuadra gjithmonë ka treguar karakter kur ka qenë më së vështirë, sepse po vinin nga një disfatë me Llapin.
Do të kërkoj nga futbollistët që ta japin maksimumin në çdo ndeshje, dhe, nëse jo për të ngritur diferencën, të paktën ta mbajmë këtë diferencë”, ka thënë Zekirija Ramadani për faqen e FC Dritës.
Drita kryeson me 53 pikë e Ballkani është në vend të dytë 38 sosh.