Gecaj: Vizita dhe porositë e Ruttes ndaj Beogradit të rëndësishme

- Bota Sot

Gecaj: Vizita dhe porositë e Ruttes ndaj Beogradit të rëndësishme

Njohësi i sigurisë, Hysen Gecaj ka deklaruar se Ballkani është në një situate krize të sigurisë.

Njohësi i sigurisë vizitën e shefit të NATO-s në Kosovë, Mark Rutte e quajti të rëndësishme pasi që vizita e Rutte ka për qëllim që të bart mesazhin që të reflektojë në aspektet e sigurisë.

Madje, Gecaj thotë se Rusia e përdorë Serbinë si instrument të vete për realizimin e qëllimeve politike në Ballkan.

“Është më se e qartë se vizita e Rutte në Kosovë dhe me porositë që i ka dërguar Beogradit është tejet e rëndësishme për vet faktin që Ballkani në përgjithësi është në një situatë krize të sigurisë e cila si pasojë e vendimeve të gabuara politike rrezikon të eskalojë përtej të një kontrolli të mundshëm të kësaj situate prandaj edhe vizita në Bosnjë dhe në Kosovë pikësëpari kishte për qëllim që të takojë krerët politikë të këtyre vendeve në mënyrë që të bartet një mesazh i cili më pastaj do të kishte refleksione edhe në aspektet e sigurisë dihet shumë mirë që trysnia mbi Ballkanin në veçanti në Bosnje e Hercegovinë tani me rastin e Dodikut, por edhe në Kosovë përmes listës serbe është një trysni e jashtëzakonshme e cila burimin e ka tek Rusia e cila e përdorë Serbinë si instrument të vetin për realizimin e qëllimeve politike në Ballkan”, ka deklaruar Gecaj në emisionin “Ditari”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot