Inzagi “qan” mungesën e Asllanit kundër Bajernit: Mëkat për të! ADN-ja e Interit të…

- Bota Sot

Inzagi “qan” mungesën e Asllanit kundër Bajernit: Mëkat për të! ADN-ja e Interit të…

Simone Inzagi mbush me elozhe djemtë e tij dhe është i lumtur për kualifikimin në fazën çerekfinale të Champions-it.

KUALIFIKIMI- “E donim shumë këtë kualifikim. Djemtë kanë qenë të zotët nga fillimi deri në fund. Kam vetëm elozhe për ta sepse po tregohemi një skuadër me ‘S’ të madhe. Tifozët janë duke u argëtuar dhe po na mbështesin në çdo moment”.

PUSHIM- “Është e nevojshme që të pushojmë pak. Skuadra ka luajtur kaq shumë dhe kemi bërë 3 ndeshje në 6 ditë. Patjetër që lojtarët duhet të karikojnë bateritë”.

BAJERN- “Do të jetë një ndeshje e komplikuar. Jam përballur si trajner i Interit dhe i Lacios dhe janë të fortë. Do të luajmë sigurisht me armët tona, ashtu siç kemi bërë deri tani. Shpresoj që t’i kem të gjithë lojtarët në dispozicion. Më vjen keq që Asllani mori karton të verdhë, sepse nuk kemi as Zielinskin dhe do të jenë disa ndeshje radhazi”.

TË RINJTË- “Sigurisht që po punojmë shumë për këtë pjesë. Janë dy lojtarë që po bëjnë një fazë të kënaqshme në Champions-in e të rinjve. Kanë arritur edhe ata në çerekfinale. Janë duke u stërvitur shpesh me ne dhe e merituan që të luanin. Në pankinë ishte dhe Aido. Mendova që të largoja Dumfrisin në fillim, por pastaj i dhashë pak pushim Açerbit”.

GJITHÇKA- “Unë e di shumë mirë çfarë do të thotë të stërvitësh Interin. Ishte ndeshja e 200-të për mua këtu dhe kam arritur shumë emocione të bukura. Sigurisht që duam të fitojmë gjithçka, por nuk do të jetë e lehtë”.

PËRMIRËSIM- “Çdo ditë si skuadra ashtu edhe unë mësojmë më shumë. Edhe në vitin e parë luajtëm për titullin kampion deri në javën e fundit me Milanin dhe fituam Kupën dhe Superkupën. Në Champions shkuam në fazën e 1/8-tave që u përballëm me Liverpulin dhe rrugës me Realin që ishte finalja. Kjo skuadër ka në ADN-në e saj të luftojë për të gjitha kompeticionet, por e dimë që energjitë mund të na shterojnë. Duhet kujdes”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot