Teuta nuk po kalon aspak një moment të mirë në kampionat. Edhe pse në stolin e durrsakëve është ulur Bledar Hodo, sërish skuadra nuk po arrin te rezultatet pozitive.
Ditën e djeshm nuk shkuan më shumë se barazimi 0-0 me Elbasanin në “Niko Dovana”. 1 pikë që më shumë i prish punë durrsakëve, pasi pas 29-javësh ndodhen në zonë e rënies nga Superiorja.
Pas këtij barazimi, “Djemtë e Detit” ditën e sotme kanë postuar foto gjatë sfidës së djeshme me Elbasanin, teksa në mbishkrimin e tyre kanë shkruar: “Forca Teuta”. Një mënyrë kjo e klubit për të mbajtur të motivuar skuadrën për sfidat e radhës, të cilat tashmë janë shumë të rëndësishme.
Kujtojmë se saktësisht mbajnë vendin e 9-të në klasifikim me 29 pikë, teksa kanë vetëm 2 pikë më shumë se Skënderbeu, ndërsa kanë 1 më pak se Tirana dhe 2 më pak se Bylisi. Ndërkohë ndeshja e radhës e Teutës do të jetë ndaj Partizanit në “Arenën e Demave” ditën e dielë.