Prishtina në krizë, Dukagjini i Ismet Munishit merr tre pikë të mëdha

- Bota Sot

Prishtina në krizë, Dukagjini i Ismet Munishit merr tre pikë të mëdha

Prishtina është në krizë të rezultateve dhe po bie edhe në zonën e rrezikut në luftë për ekzistencë.

Prishtina sot në kampin Nacional në Hajvali ka pësuar humbje me rezultat 1:0 nga Dukagjini në Klinë.

Altin Merlaku shënoi në minutën e 18-të për fitoren e klinasve. 

Ismet Munishi, kryetrajner i Dukagjinit, është sikur në qiellin e shtatë sepse kjo fitore i jep edhe më shumë forcë për sfidat radhës, për të ikë nga zona e rrezikut. 

Prishtina plot nëntë ndeshje pa fitore në kampionat, e fundit më 1 dhjetor në Klinë ndaj Dukagjinit me rezultat 1:0 në takimin e javës së 24-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Dukagjini renditet në vend të shtatë me 31 pikë e Prishtina në të gjashtin me 31 sosh.



Lexoni të gjitha në Bota Sot