Kimmich nënshkruan kontratën e re me Bayernin

- Bota Sot

Kimmich nënshkruan kontratën e re me Bayernin

Futbollisti i Kombëtares së Gjermanisë, Joshua Kimmich e ka vazhduar kontratën me Bayern Munchen.

Kimmich sot gjatë ditës ka firmosur kontratën e re që do e mbajë mbrojtësin/mesfushorin te “bavarezët” deri në vitin 2029.

Lojtari gjerman ishte në bisedime të zgjatura me ekipin nga Bundesliga.

Madje kishte bërë shumë klube nga Europa të shpresonin në transferimin e tij.

Edhe pse e kishte pranuar se është në bisedime me skuadrat tjera, Kimmich në fund mori stilolapsin dhe firmosi kontratën me Bayernin.



Lexoni të gjitha në Bota Sot