Kombëtarja e Zvicrës ka zbuluar listën e futbollistëve për dy ndeshjet e muajit mars.
Në listën e trajnerit Murat Yakin vërehet një mungesë e madhe.
Bëhet fjalë për Granit Xhakën.
Xhaka mungon në listën e trajnerit, por ende nuk dihet arsyeja.
Në listën e “Helvetikëve” janë dy shqiptarë: Andi Zeqiri dhe Albian Hajdari.
Kujtojmë që Zvicra luan dy miqësore, fillimisht luan ndaj Irlandës së Veriut më 21 mars dhe ndaj Luksemburgut më 25 mars..