Simone Inzaghi dhe grupi janë duke i shtyrë të gjithë në të njëjtin drejtim dhe ky drejtim është e mira e Interit.
Kjo është ajo që perceptohet nga jashtë dhe e pranon gjithashtu Fabio Kapelo.
I ftuar në “Sky Sport”, ai thotë se objektivi kryesor i Inzagit është Champions-i. “Inzagi është i bindur nga skuadra që ka në dorë dhe lojtarët e ndjekin. Këtë e kupton edhe nga deklaratat që bën.
Kur dikush flet për Tripletë apo për 4 objektiva, transmeton në dhomat e zhveshjes përgjegjësinë që ne mund t’ia dalim dhe duhet të provojmë.
Por unë mendoj se objektivi i parë dhe i madh i Interit në këtë sezon është Champions-i.
Nuk e di sa do t’ia dalë, sepse tani ndeshjet bëhen të vështira dhe nuk është aspak e lehtë. Mendoj që me Bajernin do të jetë një sfidë e ekuilibruar dhe Interi mund ta luajë si i barabartë”, ka thënë Capello.