Bisseck grumbullohet për herë të parë nga Gjermania

- Bota Sot

Bisseck grumbullohet për herë të parë nga Gjermania

Julian Nagelsmann ka shpallur listën e 23 të grumbulluarve për ndeshjet e “Nations League” kundër Italisë, me mungesa të shumta për shkak të lëndimeve. Ndër lojtarët e padisponueshëm janë Florian Wirtz, Kai Havertz, Niclas Füllkrug, Benjamin Henrichs, Felix Nmecha, Marc-André ter Stegen dhe Aleksandar Pavlovic.

Megjithatë, Nagelsmann shprehet i sigurt: “Ende kemi një ekip të shkëlqyer, jemi munduar ta zëvendësojmë cilësinë e munguar me cilësi tjetër”.

Rikthimi i Leon Goretzka është surpriza më e madhe. I përjashtuar një vit më parë, pas humbjeve kundër Turqisë dhe Austrisë, Goretzka nuk ishte thirrur për Kampionatin Europian. Tani, megjithatë, Nagelsmann njeh progresin e mesfushorit të Bayern Munich: “Leon po zhvillon një sezon të shkëlqyer dhe ka përparuar mirë. Kemi pasur një bisedë sqaruese dhe kemi gjetur mirëkuptim të shkëlqyer”.

Një emër i ri në skuadër është Yann Aurel Bisseck i Interit, i grumbulluar për herë të parë me kombëtaren e madhe. Nagelsmann shpjegoi: “Nuk është në formën e tij më të mirë, por ka talent dhe një rrugëtim interesant në karrierë. Duam ta testojmë”.

Mungojnë gjithashtu Robin Gosens, Serge Gnabry dhe Chris Führich. Ky i fundit, sipas trajnerit, nuk ka bërë paraqitje të mjaftueshme: “Chris ka shumë minuta loje, por rezultati nuk është i kënaqshëm për mua. Duhet të japë më shumë nga vetja”.

Ja lista e të fturave nga Nagelsmann:
Portierë: Oliver Baumann (TSG 1899 Hoffenheim), Alexander Nübel (VfB Stuttgart), Stefan Ortega Moreno (Manchester City)

Mbrojtës: Yann-Aurel Bisseck (Inter), Joshua Kimmich (FC Bayern München), Robin Koch (Eintracht Frankfurt), Maximilian Mittelstädt (VfB Stuttgart), David Raum (RB Leipzig), Antonio Rüdiger (Real Madrid), Nico Schlotterbeck (Borussia Dortmund), Jonathan Tah (Bayer Leverkusen)

Mesfushorë: Karim Adeyemi (Borussia Dortmund), Nadiem Amiri (FSV Mainz 05), Robert Andrich (Bayer Leverkusen), Leon Goretzka (FC Bayern München), Pascal Groß (Borussia Dortmund), Jamie Leweling (VfB Stuttgart), Jamal Musiala (FC Bayern München), Leroy Sané (FC Bayern München), Angelo Stiller (VfB Stuttgart)

Sulmues: Jonathan Burkardt (FSV Mainz 05), Tim Kleindienst (Borussia Mönchengladbach), Deniz Undav (VfB Stuttgart)



Lexoni të gjitha në Bota Sot