Komisioni i Disiplinës gjobit Mirlind Dakun

- Bota Sot

Komisioni i Disiplinës gjobit Mirlind Dakun

Mirlind Daku ka qenë protagonist absolut i ndeshjes së skuadrës së Rubin Kazan ndaj Spartak Moskës në kampionatin rus.

Një ndeshje ku shënoi dy gola, por edhe u ndëshkua me karton të kuq.   

Në minutën e 74-t, Daku pa gjyqtarin të nxirrte kartonin e dytë të verdhë për të dhe rrjedhimisht të kuqin. Kaq mjaftoi dhe lojtari shqiptar humbi kontrollin në Rusi.

Për ta qetësuar Dakun u përfshinë shumë shokë nga skuadra dhe pjesëtarë nga stafi. 

Për reagimin aspak të hijshëm, sulmuesi i Kombëtares është gjobitur me 50 mijë rubla (534 euro).



Lexoni të gjitha në Bota Sot