Penallti dhe i kuq në minutat shtesë, Albian Hajdari eliminon ekipin e tij nga Conference League

- Bota Sot

Penallti dhe i kuq në minutat shtesë, Albian Hajdari eliminon ekipin e tij nga Conference League

Shtatëmbëdhjetë gola, shumë emocione dhe argëtim të madh në katër ndeshjet e para të kthimit të 1/16-tës së Ligës së Konferencës. Në dy stadiume madje gjithçka u vendos në shtesë.

Sidomos në Thun, ku Lugano ishte pranë kualifikimit pasi po fitonte me rezultatin 4-2 por një çmenduri e futbollistit me origjinë shqiptare që përfaqëson Zvicrën shkaktoi një faull brutal brenda zone duke i dhuruar penallti ekipit mik të Celje dhe gjithashtu mori të kuq.

Penallti e cila u realizua nga ekipi slloven duke cuar ndeshjen ne kohët shtesë aty ku miqte shënuan edhe golin e tjeter, ate te 4-4 me Nieto. Megjithate, vendasit shenuan ne shtese golin e 5-4 gjithashtu, por me penallti ekipi mik u tregua me i zoti dhe arriti kualifikimin.

Ne shtese shkoi edhe Rapid-Borca Banja Luka ku skuadra austriake arriti te kualifikohej ne Vjene fale golit te shenuar nga Schaub. Koha rregullt ishte mbyllur 1-1 pas golit te miqve dhe barazimit te vendasve me Beljo.

Cercle Brugge nuk arriti dot përmbysjen e madhe ndaj Jagellonias pasi ekipi polak rezistoi dhe me humbjen 2-0 mbajti kualifikimin pasi kishte fituar 3-0 në ndeshjen e vajtjes. Djurgårdens IF e pati te lehte duke mposhtur 3-0 ekipin qipriot Pafos FC pasi ndeshja e vajtjes kishte dale 1-0 per qipriotët.



Lexoni të gjitha në Bota Sot