Çka ndodh te Vllaznia me Bekim Balajn?

- Bota Sot

Çka ndodh te Vllaznia me Bekim Balajn?

Vllaznia nuk mundi të shkonte më shumë se një barazim pa gola (0-0) kundër Tiranës në kuadër të javës së 29-të të Superiores.

E siç duket rezultati nuk ka lënë shije të mirë te lojtarët, veçanërisht te kapiteni Bekim Balaj.

Sulmuesi i kuqebluve u zëvendësua në minutën e 84-të të takimit, vendim i trajnerit Thomas Brdariç, që u duk se krijoi pakënaqësi për liderin shkodran.

Megjithatë sipas shtypit të shkruar gjithçka është lënë pas dhe ka qenë thjesht një kontestim i momentit për performancën jo pozitive të Vllaznisë.

Eksperienca e madhe në Superiore dhe në futbollin e luajtur, e bëjnë padyshim Bekim Balajn një nga lojtarët më të rëndësishëm në Shqipëri me një kontribut të jashtëzakonshëm edhe në kombëtaren kuqezi.



Lexoni të gjitha në Bota Sot