Pasi humbi ndaj Nottingham Forest në ndeshjen e fundit në Premier League dhe zbriti në vendin e pestë në renditje, skuadra e Manchester City përgatitet për ndeshjen e radhës, atë ndaj Brighton.
Një sfidë delikate për kampionët në fuqi të Anglisë ashtu sikurse do të jenë të gjitha deri në fund të sezonit. Për “citizens” objektivi do të jetë një vend në Champions League sezonin e ardhshëm.
Këtë gjë e konfirmoi edhe mbrojtësi Ruben Dias, që tha se objektivi është kualifikimi në Champions për sezonin e 15-të radhazi. “Ne e dimë objektivin tonë. Është shumë e qartë për ne”, tha Dias
“Ne e dimë se duhet të shtyjmë fort në çdo ndeshje, duhet të luftojmë dhe duhet të bëjmë më të mirën. Kjo është një sfidë tjetër për ne, duhet t’ia dalim mbanë pasi është në ADN tonë”, tha Ruben Dias.