Po shkëlqen në Angli

- Bota Sot

Po shkëlqen në Angli

I shitur nga Juventus në verë për 15 milionë euro, pa përfshirë bonuset, Dean Huijsen është kthyer menjëherë në një shtyllë të Bournemouth në Premier League. Madje ai ka mahnitur skuadrat e Premier League, dukepatur mjaft admirues aty.

19-vjeçari së shpejti do të debutojë me kombëtaren e Spanjës, por mbrojtësi nuk e ka harruar kohën e tij te Juventus. Madje ai nuk e ka harruar lamtumirën e tij në verë, siç e ka konfirmuar në një intervistë për “Marca”.

“A u soll keq klubi i Juventus ndaj meje? Ndoshta. Unë shkova në huazim te Roma, u ktheva dhe e kuptoj që qëllimi ishte të më shisin, pasi mund të isha i dobishëm për klubin”, u shpreh Huijsen.

“Por, kur mbërrita ditën e parë pas pushimeve verore më thanë se duhej të largohesha. Duke shtuar se nuk do të më detyronin. Dhe më pas e bënë duke më lënë të stërvitem vetëm dhe ekipin e të rinjve”, tha spanjolli.

Më tej, ai shtoi: “Ishte pak keq sepse kisha qenë atje për tre vjet, që nga mosha U-17. Thjesht doja të provoja të luaja me ekipin e parë të Juventus. Isha pak i trishtuar, i mërzitur“.



Lexoni të gjitha në Bota Sot