Klubi shkodran nxjerr në shitjet biletat

- Bota Sot

Klubi shkodran nxjerr në shitjet biletat

Klubi shkodran nxjerr në shitjet biletat për sfidën ndaj Skënderbeut!

Vllaznia dhe Skënderbeu do të përballen këtë të shtunë për të luajtur ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të të Superiores.

Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi”, nis në orën 18:00.

Klubi shkodran ka nxjerrë ditën e sotme në shitje biletat për këtë sfidë. Në tribunat C dhe D të stadiumit, bileta kushton 100 lekë, ndërsa në ato A dhe B 1000 lekë. Ndërkohë që një biletë “VIP” kushton 1500 lekë.

Ekipet vijnë në këtë sfidë me synime të ndryshme, kreun dhe mbijetesën. Vllaznia me 50 pikë mban vendin e 3-të, ndërsa me 27 pikë të grumbulluara, korçarët renditet në vendin e fundit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot