Conceiçao: Nuk kam nevojë të mendoj shumë përpara

- Bota Sot

Conceiçao: Nuk kam nevojë të mendoj shumë përpara

Trajneri i Milanit, Sergio Conceiçao, ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes kundër Comos, duke komentuar gjithashtu Cesc Fabregas. Portugezi nënvizoi se këto ditë ka punuar edhe me psikologjinë e lojtarëve:

“Ne punojmë në të gjitha aspektet. Jam shumë i kënaqur me këtë javë, ashtu siç isha para ndeshjes me Lecce.

E filluam shumë mirë kundër Lecce, pastaj në pjesën e dytë krijuam mundësi dhe shënuam tre gola. Mund të kishim shënuar edhe më shumë. Edhe skuadrat e tjera kanë cilësi, trajnerë të mirë… Këtu në Itali, asnjë ndeshje nuk është e lehtë. Kampionati është më i balancuar, e thënë ndryshe edhe më i vështirë”.

A mund të jetë Leao një nga më të mirët në botë? Trajneri luzitan përgjigjet: “Po, kam folur me të. Ai ka potencialin për të qenë një nga më të mirët në botë. Ka cilësi të jashtëzakonshme dhe mund të arrijë shumë lart”.

Java e dytë pa ndeshje në mesjavë: “Është java e dytë që nuk kemi ndeshje në mesjavë dhe për ne ka qenë e rëndësishme të punojmë mbi situata taktike e fizike, për të cilat kishim nevojë. Përgjigja e grupit ka qenë fantastike.

Djemtë janë të lumtur dhe po punojmë mbi aspekte të cilat nuk i kishim trajtuar më parë së bashku, kjo është e rëndësishme”.

Objektivi Champions është i arritshëm: “Ne luftojmë çdo ditë për t’u zhvilluar si skuadër. Rezultatet do të vijnë. Mendojmë për të tashmen, te dera kemi një ndeshje të rëndësishme dhe të vështirë kundër një Comoje të fortë.

Nuk kam nevojë të mendoj shumë përpara.

Të punoj me këta djem është kënaqësi dhe po e bëjmë me shumë intensitet. Grupi është në formë dhe ka reaguar në mënyrë fantastike gjatë këtyre dy javëve, me shpirt dhe karakter, siç u pa kundër Lecce”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot