Luka Modriç luajti kundër Atletikos ndeshjen e tij të 132-të në Ligën e Kampionëve për Realin.Mesfushori është lojtari i tretë me më shumë ndeshje në historinë e Realit në Champions.
Vetëm Karim Benzema me 133 dhe Iker Kasijas me 150 e kalojnë rekordin e gjeniut nga Zadari (39 vjeç).
Ajo që habit është freskia në moshën e tij dhe kroati është i qartë:
“Ky ekip (Reali) është një makinë për t’u përmirësuar dhe unë kam ende karburant për të djegur”.