Refuzon Juventusin, Gasperini do klubin tjetër në Seria A

- Bota Sot

Refuzon Juventusin, Gasperini do klubin tjetër në Seria A

Xhan Piero Gasperini nuk do të jetë trajneri i ardhshëm i Juventusit edhe nëse largohet Tiago Mota.

Sipas mediave italiane, numri 1 i stolit të Atalantës nuk do të rikthehet si bardhezi, por do të transferohet te Roma, aty ku ka besuar më shumë për të nisur një projekt.

Sipas mediave italiane, Gasperini ka folur me Klaudio Ranierin dhe ka marrë të gjitha garancitë për të nisur një projekt ku mund ta presin edhe në kohë.

Sakaq, sa i përket Juventusit, tashmë në listë, përveç Stefano Piolit është futur fuqishëm edhe Roberto Mançini, i cili ka mbetur që pas aventurës së tij të fundit nën drejtimin e Arabisë Saudite.

Në planet e Juves janë edhe Antonio Konte e Tudor.



Lexoni të gjitha në Bota Sot