Mësohen tri largimet nga Barcelona gjatë verës

- Bota Sot

Mësohen tri largimet nga Barcelona gjatë verës

Barcelona është e gatshme të ndajë rrugët me disa lojtarë, në mënyrë që të grumbullojë para e të freskojë skuadrën.

Menaxhmenti sportiv, i udhëhequr nga Deco ka vendosur për tre lojtarët që do të largohen gjatë kësaj vere.

Andreas Christensen është i pari në listë. Qendërmbrojtësi danez e ka treguar vetën sa herë ka qenë “fit”, mirëpo nuk po mundet të ketë vazhdimësi shkaku i lëndimeve.

Po ashtu edhe konkurrenca e ashpër në mbrojtje me Ronald Araujo, Inigo Martinez, Pau Cubarsi e Eric Garcia bëjnë që ai të kërkojë mundësi të reja për minutazhën e duhur.

ERIC GARCIA

Eric Garcia është emri i radhës në listë.

Garcia është produkt i akademisë së Barcelonës, mirëpo ai nuk ka arritur asnjëherë të zë një vend në formacionin startues.

Vitin e kaluar ai shkëlqeu në huazim te Girona, por kjo nuk po ia mbush mendjen drejtuesve të Barcelonës.

ANSU FATI

Emri i tretë është Ansu Fati. Sulmuesi – i cilësuar nga shumëkush si lojtari më premtues nga akademia e klubit – është goditur nga lëndimet dhe nuk po mundet të bëjë vend në ekipin e drejtuar nga Hansi Flick.

Destinacioni i tij i radhës pritet të jetë ndonjë klub i La Ligas ose më së largu në Superligën e Turqisë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot