Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti, është përfshirë në debatin rreth penalltisë së Julian Alvarez në ndeshjen mes Atletico Madridit dhe Real Madridit, duke thënë se për ekipin e tij kjo çështje është e mbyllur.
Në ndeshjen e të mërkurës në Champions League, ku fitues ka dalur Real Madrid pas gjuajtjes së penalltive, futbollistit të Atletico Madrid nuk i është llogaritur goli i shënuar nga pika e bardhë pasi ai e kishte prekur topin me këmbë.
"Nuk e kuptova bujën. Për ne loja ka përfunduar.
Nuk e di se çfarë do të bëja me rregullin, por është ashtu siç është dhe duhet respektuar", ka deklaruar Ancelotti.
Megjithatë, trajneri italian e ka shfrytëzuar rastin për të kritikuar kalendarin e ngjeshur të ndeshjeve, duke vënë në dukje ndikimin e tij tek lojtarët.
"Nuk e kuptoj, pushimi minimal është shtatëdhjetë e dy orë. Prioriteti janë paratë, të drejtat televizive, jo rikuperimi i lojtarëve. Ka qenë një sezon stresues dhe shkaku është kalendari. Që nga janari nuk jemi ndalur për asnjë moment, luajmë çdo tri ditë", ka theksuar ai.
Ancelotti ka shtuar se edhe për stafin teknik është sfidë përgatitja e një ndeshje çdo tri ditë, ndërsa lojtarët nuk kanë kohë të rikuperohen plotësisht. "Nuk është e mundur, por është ajo që është", është shprehur ai.