Vetëm autorët e golave me notën më të lartë, paraqitje dinjitoze e Berishës/ Ramadani dhe Nuredini ndjekin ndeshjen nga stoli

- Bota Sot

Vetëm autorët e golave me notën më të lartë, paraqitje dinjitoze e Berishës/ Ramadani dhe Nuredini ndjekin ndeshjen nga stoli

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Medon Berisha, zhvilloi një paraqitje dinjitoze ndaj Xhenoas, ku skuadra e Leçes u mposht me rezultatin 2 me 1.  

21-vjeçari shqiptar u aktivizua titullar në këtë përballje, ku qëndroi në fushë gjatë gjithë takimit, duke u vlerësuar me notën 7.2 nga faqja e specializuar e statistikave” Sofa Score”.

Vetëm autorët e golave, Mireti, Kristoviç dhe autori i dy asisteve Malinovski, morën vlerësimin më të lartë në këtë përballje. 

Nga stoli këtë duel e ndoqën edhe 2 futbollistët shqiptarë, Ylber Ramadani në radhët e Leçes dhe sulmuesi 17-vjeçar Xheto Nuredini, te Xhenoa.



Lexoni të gjitha në Bota Sot