Selektori i Anglisë: Shqipëria duhet respektuar

- Bota Sot

Selektori i Anglisë: Shqipëria duhet respektuar

Thomas Tuchel, trajneri i kombëtares së Anglisë, doli në një konferencë për shtyp për të shpjeguar zgjedhjet e tij në prag të ndeshjeve të ardhshme: “Është e thjeshtë, vendimi është marrë dhe mbetet në fuqi, Harry është kapiteni ynë.

Po zv.kapiteni? Nuk jam i sigurt nëse jam gati ta diskutoj këtë gjë publikisht.

Është pyetje e mirë dhe kam një ide të qartë për këtë çështje, por mendoj se lojtarët e meritojnë ta mësojnë të parët, pastaj do t’ju informoj”.

“Mbretërimi” i trajnerit gjerman në stolin e Anglisë dhe kualifikimi për Kupën e Botës 2026 nis më 21 mars ndaj Shqipërisë, para përballjes vijuese me Letoninë tri ditë më vonë. 

Tuchel ka komentuar edhe kundërshtarët në një deklaratë për faqen zyrtare të federatës:

“Të dyja ekipet janë për t’u respektuar, edhe pse nuk janë favoritë. Shqipëria ka një trajner shumë të mirë, që ka luajtur në nivele të larta. Ka lojtarë me karakteristika të mira individuale, që mund të godasin falë aftësive të tyre teknike. Duhet të jemi të përgatitur mirë, pasi do të jenë ndeshje të vështira”.

Ndeshja e parë do të jetë përballë Shqipërisë më 21 mars në stadiumin “Wembley”, ku janë shitur të gjithë biletat prej kohësh. Pastaj, më 24 mars, Anglia do të presë sërish në shtëpi Letoninë. Në këtë grup është edhe Serbia e Andorra.

Ja lista e plotë prej 26 lojtarësh, e zgjedhur nga Thomas Tuchel:

Portierë: Dean Henderson, Jordan Pickford, Aaron Ramsdale, James Trafford

Mbrojtës: Dan Burn, Levi Colwill, Marc Guehi, Reece James, Ezri Konsa, Myles Lewis-Skelly, Tino Livramento, Jarell Quansah, Kyle Walker

Mesfushorë: Jude Bellingham, Eberechi Eze, Jordan Henderson, Curtis Jones, Cole Palmer, Declan Rice, Morgan Rogers

Sulmues: Jarrod Bowen, Phil Foden, Anthony Gordon, Harry Kane, Marcus Rashford, Dominic Solanke



Lexoni të gjitha në Bota Sot