Dele Alli u ndëshkua me karton të kuq

- Bota Sot

Dele Alli u ndëshkua me karton të kuq

Dele Alli u rikthye në fushë pas dy vitesh mungesë dhe debutoi sot më në fund me Como-n në ndeshjen në “San Siro” ndaj Milan-it. Debutimi i anglezit shkoi shumë më keq nga sa ai mund ta kishte imagjinuar.

Për shkak të një ndërhyrjeje të rrezikshme ndaj Loftus-Cheek, Dele Alli u ndëshkua me karton të kuq, por vëmendjen e të gjithëve e mori mbrojtësi anglez i Milan-it, Kyle Walker.

Anglezi vrapoi drejt arbitrit dhe i kërkoi atij të mos e ndëshkonte atdhetarin e tij, madje duke iu lutur. Gjesti i Walker ka marrë përgezime të shumta nga tifozët në rrjetet sociale.

Walker e di mirë momentet e vështira që ka kaluar Dele Alli këto vitet e fundit dhe tani që erdhi çasti për të zbritur më në fund në fushë, kurrsesi nuk e priste një debutim të tillë, ndaj dhe i kërkoi arbitrit të mos e ndëshkonte direkt me të kuq.



Lexoni të gjitha në Bota Sot