Çfarë po ndodh në Beograd? Goxhaj: Nëse Serbia mbështet Dodik atëherë edhe ne..

- Bota Sot

Çfarë po ndodh në Beograd? Goxhaj: Nëse Serbia mbështet Dodik atëherë edhe ne..

Ish-luftëtari i UÇK-së, Dritan Goxhaj, ka folur në Euronews Albania lidhur me protestat që e kanë pushtuar tashmë Serbinë lidhur me humbjen e 15 njerëzve nga shembja e një strehe në stacionin hekurudhor, më 1 nëntor të vitit të kaluar.

Kërkesë kryesore e protestuesve është përgjegjësia politike dhe penale për tragjedinë në Novi Sad.

Goxhaj ka shpjeguar më tej në pikëpamjen e tij atë çfarë po ndodh në Beograd.

“Vendi ku ndodhi rrëzimi i strehës së betonit, ishte në Novi Sad dhe kjo është qëndra e Vojvodinës dhe Serbia është e ndarë më dysh, nga Beogradi e lart dhe nga Beogradi e poshtë. Edhe në flamujt e parqitur gjatë protestave, shihen flamujt e Serbisë dhe Kosoës bashkë. Pra shihet një aleancë e ortodoksisë që ka bërë Millosheviqi në vitin 1994 me vizitën që bëri në Athinë, midis ortodoksisë serbe, greke dhe ruse  kundër shqiptarëve.

Shihet si shqetësuese por nuk është aspak e tillë. Nëse serbët duan të jetojnë brenda etnisë së tyre, atëherë pse shqiptarët mos të kenë një shtet të tyre etnik. Në rast se e kërkojnë ata kjo do të ishte një para-kusht i joni në bisedimet e reja që do udhëhiqen nga BE nëpërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në rast se Serbia mbështet Dodikun, automatikisht edhe ne duhet të kërkojmë të njëjtën gjë, qoftë për shqiptarët në Preshevë qoftë për ata në Kosovë”, tha Goxhaj.



Lexoni të gjitha në Bota Sot