Nuk ia del

- Bota Sot

Nuk ia del

Stefan de Vraj vazhdon që të stërvitet i diferencuar dhe prezenca e tij për ndeshjen ndaj Atalantës është në dyshim. 

Madje, ka shumë pesimizëm dhe mbrojtësi holandez ndoshta nuk ia del për të qenë pjesë e skuadrës. Kështu që si titullar do të jetë Açerbi.

Sa iu përket lojtarëve të tjerë të dëmtuar, Inzagi nuk ka rikuperuar as Dimarkon dhe as Zalevskin, që vazhdojnë të jenë në luftë me kohën për t’u rikthyer sa më shpejt.

Megjithatë, formacioni titullar është me më të mirët, me përjashtim të krahut të majtë.

Aty do të jetë Karlos Augusto, që në këtë sezon ka qenë një lojtar i rëndësishëm dhe ka bërë maksimumin kur është thirrur në apel.



Lexoni të gjitha në Bota Sot