Bylisi dhe Laçi do të zbresin në fushë në orën 15:00. Ky duel i javës së 30-të në Superiore është si një finale mbijetese mes dy skuadrave.
Kurbinasit kanë vetëm 1 pikë më tepër, teksa ballshiotët mbajnë vendin e tetë.
Tashmë janë publikuar edhe formacionet zyrtare nga Mezani dhe Moriero.
FORMACIONET ZYRTARE
Bylis: Batista, Bruno, Përndreca, Ilieski, Ofori, Muktar, Përgjoni, Abazaj, Përndreca, Berko, Malomo
Trajner: Gentian Mezani
Laçi: Molla, Kurti, Kristian, Prodani, Shabani, Manellari, Bullari, Mjaki, Opeh, Traore, Tresa
Trajner: Françesko Moriero.